Nga 1 qershori do të bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, Ministria tregon arsyen

Aktuale

Nga 1 qershori do të bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, Ministria tregon arsyen

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nga 1 qershori, do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit.

Sipas Ministrisë, bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit).

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat