​25 vjet nga çlirimi, askush në institucione nuk përmend themeluesit e UÇK-së

Aktuale

​25 vjet nga çlirimi, askush në institucione nuk përmend themeluesit e UÇK-së

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

25-vjetori i çlirimit të Kosovës ka ditë që po shënohet me aktivitet të ndryshme, ku drejtuesit e institucioneve të Kosovës përmendin kontributin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por jo edhe drejtuesit dhe themeluesit e saj, një pjesë e të cilëve janë gjallë, e disa nga ta në paraburgim me vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë.

Si presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kuri e kryeparlamentari Glauk Konjufca në organizimet e këtyre ditëve thonë se të gjithë dhe përgjithmonë duhet të jenë mirënjohës UÇK-së, por asnjëri nuk përmend iniciatorët e projektit më të madh në historinë e Kosovës, themeluesi e UÇK-së dhe as ish-presidentit Hashim Thaçi i cili shpalli edhe pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Edhe pse në njëfarë mënyre njohin vlerat dhe kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës, drejtuesit e institucioneve festojnë ditët e çlirimit pa asnjë fjalë për ata.

Përndryshe, ish- presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ku po gjykohen me pretendimin për krime lufte. Bashkë me ata është edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare.

Për kontributin e UÇK-së dhe luftës së Kosovës, foli sot në Kuvendin e Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili theksoi se nuk do të lejojnë angazhimin politik dhe mediatik të Serbisë dhe aleatëve të saj lundër luftës së drejt të Kosovës.

Ai theksoi se nuk mund të barazohet gjenicidi i programuar i Serbisë me luftën për liri dhe mbijetesë të shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat