Nënkoloneli britanik Chris Warren është rikthyer në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit dhe në një video të publikuar nga ambasada britanike ai ka dhënë përshtypje e tij për ndryshimin e ndodhur në Kosovë që nga viti 1999.
Ai ka treguar se kishte hyrë në Kosovë në mëngjesin e 12 qershorit 1999 dhe ka thënë e përkthyesit në atë kohë kishin qenë tepër të rëndësishëm.
Warren në rrëfimin e tij ka treguar se një nga përkthyesit e tij gjatë asaj kohe kishte qenë Besnik Tahiri, i cili sot është deputet i Kuvendit të Kosovës.
This week many returning 🇬🇧 veterans have taken the opportunity to meet the locals who supported their mission.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) June 12, 2024
Lt Col (Retired) Chris Warren of the Royal Gurkha rifles, shares his experiences of that time & his impressions upon returning to 🇽🇰 a quarter of a century later pic.twitter.com/PZyj4Z9Dou
Ai ka treguar se e ka takuar Tahirin dhe se ky i fundit a njoftuar për zhvillimet në Kosovë.