Përplasje e ashpër Hajdari – Kërstiq: Nuk krahasohet numri i viktimave të shqiptarëve dhe serbëve!

Aktuale

Përplasje e ashpër Hajdari – Kërstiq: Nuk krahasohet numri i viktimave të shqiptarëve dhe serbëve!

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 23:35
Fatime Hajdari dhe Branislav Kërstiq

Kosova sot po e feston 25 vjetorin e çlirimit.

Një debati i nxehtë është zhvilluar mes komentatores politike, Fatime Hajdarit dhe gazetarit serb, Branislav Kërstiq.

Derisa Kërstiq ka pas goxha kritika ndaj shtetit të Kosovës dhe trajtimit që po ju bëhet serbëve nga kjo qeveri, Hajdari i është kundërpërgjigjur atij duke ja kujtuar se ka bartur uniformën e një pushteti që ka kryer masakra dhe gjenocid në Kosovë dhe po vazhdon të jetojë pa asnjë problem më Kosovë.

Duke folur për vrasjet gjatë luftës, Hajdari i ka kujtuar Kërstiqit se nuk mund të krahasohet numri i viktimave shqiptare me atë serbëve.

“10 mijë civil të vrarë besoj që ka qenë arsye e mjaftueshme për të dezertuar apo për të mos e veshur atë uniformë kurrë. 20 mijë gra e vajza të përdhunuara nga një aparat shtetëror është dashur qysh në ditën e parë dinjiteti njerëzor të mos e lejoj ta vesh atë uniformë. 142 fëmijë të vrarë disa prej tyre edhe në gjumë do të duhej që dinjiteti njerëzorë të bënte që mos ta veshte atë uniformë”, ka thënë Hajdari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat