Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por jo edhe njohjen “de jure” të saj.
E ndaj kësaj deklarate të Hill-it, ka reaguar ashpër Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.
Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër ambasadorin amerikan në Beograd, ku tha se nuk ka arsye që veç pse është amerikan me i thënë “ok”.
“Qysh ka kuptim me i ra në gjunjë ‘për hatër të miqësisë’ edhe kur e përkrah armikun tonë. Ku po mbetet interesi këtu?!” – pyeti ndër të tjera Halimi, përcjelll “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tash këtij hajvanit veç pse është amerikan duhet me i thënë OK për çdo deklaratë, edhe atëherë kur e ka keq e në dëm të Kosovës.?! Qysh ka kuptim me i ra në gjunjë ‘për hatër të miqësisë’ edhe kur e përkrah armikun tonë. Ku po mbetet interesi këtu.?!
Disa nga deklaratat e këtij lladike e që shumë lladika tjerë nga mesi ynë ia tejkalojnë:
-I shpreh ngushllime ‘viktimave të NATO-së’ dhe thotë se serbët nuk duhet ta harrojnë atë kohë të tmerrshëme (të bombardimeve);
-Serbia ka të drejtë të kërkoj rikthimin e trupave të saj në Kosovë;
-Serbia është më afër NATO-së sesa Kosova.!
Etj…