Hamza në SHBA takohet me eksperten e NATO-s dhe ish-Ndihmës Sekretarin, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Aktuale

Hamza në SHBA takohet me eksperten e NATO-s dhe ish-Ndihmës Sekretarin, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ish-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel Fried në Këshillin Atlantik.

Hamza po ashtu tha se u takua me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo, ku folën për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë “qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies”, shkroi Hamza.

Më tej, ai tha se këto objektiva mund  të arrihen vetëm në bashkëpunim me aleatët dhe jo, sipas tij, nëse “izolohemi nga bota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat