Rasti i Faton Hajrizit, avokati Koci reagon ashpër – paralajmëron ata që po merren me spekulime!

Aktuale

Rasti i Faton Hajrizit, avokati Koci reagon ashpër – paralajmëron ata që po merren me spekulime!

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2024 Në ora: 15:38
Arianit Koci dhe Faton Hajrizi

Avokati Arianit Koci, i cili ishte autorizuar nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia, ka reaguar sërish në lidhje me këtë ccështje.

Ai përmes një postimi në Facebook reagoi ashpër ndaj spekulimeve mbi identifikimin e trupit të Hajrizit, ku tha se “intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi”, e kanë penguar në kryerjen e misionit të tij.

“Por, prej sot, spekulimet duhet të ndalën!

Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë.

Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit”, shkroi Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim - kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!

Natyrisht, me më ndalë, nuk mundet askush!

Por, prej sot, spekulimet duhet të ndalën!

Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë.

Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.

Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat