Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Bekim Berisha, i njohur si Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në përvjetorin e 26-të të rënies së tyre.
“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij - kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi. Bekim Berisha - Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb.
Në Kroaci, Bosnje e Kosovë - ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 26 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula - ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë.
Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.