Profesori i reagon Grenellit: Pyete mikun tuaj pse është Thaçi në burg, sepse atje i është përgatitur dosja

Aktuale

Profesori i reagon Grenellit: Pyete mikun tuaj pse është Thaçi në burg, sepse atje i është përgatitur dosja

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2024 Në ora: 15:12
Grenell, Vuçiq, Thaçi

Ish-emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në SHBA.

Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet.

"A duhet të jetë @HashimThaciRKS ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”

Pas kësaj ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai ka thënë se për këtë Grennell duhet ta pyes mikun e tij, Aleksandër Vuçiq.

“Pse nuk pyet Grenell mikun e tij, Aleksandër Vuçiq për këtë? Ai e di se dosja kundër Thaçit në Hagë është përgatitur nga prokurori i Serbisë!”, shkruan profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat