Pas 10 vitesh në burg për terrorizem, lirohet imami Zekirja Qazimi

Aktuale

Pas 10 vitesh në burg për terrorizem, lirohet imami Zekirja Qazimi

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 18:27
Zekirija Qazimi

Imami i dënuar për terrorizëm Zekirija Qazimi është liruar nga burgu. Pas 10 viteve qëndrim në burg ai të mërkurën po gëzon lirinë.

Gjykatës Themelore e Ferizajt e kishte dënuar imamin Zekirija Qazimin me 10 vjet burg për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme.

Ai akuzohej për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ai pas lirimit, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve.

Qazimi, që ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan kishte ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.

Ai në njërin nga to thotë se “pija më e mirë për myslimanin është gjaku i jobesimtarit”.

Bashkë me Qazimin ishin dënuar edhe gjashtë persona të tjerë ku gjithsejtë kanë marrë 42 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat