Zyberaj: Mos ndoshta di diçka presidentja se po ngritet aktakuzë ndaj ambasadorit Berishaj?

Aktuale

Zyberaj: Mos ndoshta di diçka presidentja se po ngritet aktakuzë ndaj ambasadorit Berishaj?

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 13:18
Jetlir Zyberaj

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka ngritur dyshime lidhur me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të dyshuar për përfshirje në një aferë korruptive financiare.

Zyberaj, në një shkrim Facebook të hënën, hodhi dyshime ndryshimin drastik të qëndrimeve të presidentes Vjosa Osmani në raport me ambasadorin Berishaj.

“Presidentja paska tentuar të distancohet nga Martin Berishaj, gati 4 vite pas emërimit të tij dhe para kësaj, dhënies së shtetësisë së Kosovës (dyshojet pa perfollur procedurat ligjore) që ai të bëhej ambasador, me nënshkrim të Vjosa Osmanit-Sadriu”, ka deklaruar Zyberaj.

“Pas publikimit te skandalit të madh financiar në të cilin akter kryesor është Berishaj, Vjosa Osmani për ti hyrë në qejf shefit të saj atëkohë akuzonte mediat dhe deklaronte se “i beson plotësisht deklaratave të ambasadorit””.

“Por pyetja që ajo duhet të përgjigjet është se si mund të deklarohej para dy vitesh kur doli skandali se i besonte plotësisht ambasadorit dhe se mediat po bënin konstatime para se të flisnin organet. Situata është e njëjtë si sot, si atëherë, apo mos po di diçka Presidentja, ndoshta po ngrihet aktakuza ndaj Martinit dhe po përpiqet të shpëtojë veten”, shton ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat