Gashi-Bytyqi: Trysnia amerikane mund ta detyrojë Serbinë t’i dërgojë të akuzuarit në Kosovë për gjykim

Aktuale

Gashi-Bytyqi: Trysnia amerikane mund ta detyrojë Serbinë t’i dërgojë të akuzuarit në Kosovë për gjykim

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:19
Fehmije Gashi-Bytyqi

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur në një prononcim për “Front Online” lidhur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për të dyshuarit e sulmit në Banjskë.

Ajo tha se trysnia amerikane mund ta detyrojnë Serbinë për t’i dërgu të akuzuarit për gjykim në Kosovë.

Gashi-Bytyqi ka treguar një rast kur Serbia nuk ka shprehë dëshirë të bashkëpunojë.

“Vetëm Bashkësia Ndërkombëtare mundët ta detyrojë Serbinë me i dërgu në Kosovë për gjykim. Trysnia amerikane mundët ta bëjë këtë gjë. Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Me kërkesë të INTERPOL-it, EULEX dhe zyrës ndërlidhëse është arrestuar një shtetas i Serbisë që kërkohet dhe është liruar por ata nuk kanë pas dëshirë të bashkëpunojnë”, deklaroi Gashi-Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat