Gashi nga Lëvizja e Deçanit: Faleminderit hoxhallarëve që na i hapën sytë

Aktuale

Gashi nga Lëvizja e Deçanit: Faleminderit hoxhallarëve që na i hapën sytë

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 23:02
Dibran Gashi

Dibran Gashi, nga Lëvizja e Deçanit iu është shprehur falënderues hoxhallarëve të Kosovës, e kjo për diçka që ngjallë interesim të njerëzit.

Gashi foli dhe për Bashkësinë Islame të Kosovë, e çka kanë deklaruar ata, që sipas tij janë skandaloze.

“Xhamitë e BIK-ut kanë bërë deklarime si për shembull kundër flamurit, ‘flamuri është leckë’, kundër Gjergj Kastriotit, ‘Gjergji është një kërkushi hiç’, kundër kulturës sonë, ‘se kulturën na e sollën Osmanët’. Boll më, ne nuk do të lejojmë që BIK-u të është i lidhur me dynajetin turk dhe me presidentin e Turqisë”, u shpreh Gashi.

“I falënderoj këta hoxhallarë që na i hapën sytë, se ne ishim në gjumë, na i hapën sytë për të pasur kujdes e na treguan se ku po donë me na çu”.

Po ashtu, ai tha se kjo gjë, për disa prej tyre është bërë e tepërt.

“Feja ndikon në kulturë, por ne nuk duam në mënyrën se si po donë këta, se këta duan të na imponojnë”.

“Predikimi Kuranor është që nuk ka komb ka fe e vëllezër myslimanë. Për neve që jemi shkolluar, është bërë dikur e tepërt”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat