Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

Aktuale

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 09:19
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në kuadër të kësaj dite, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për qytetarët.

Këto janë organizimet që do të bëhen:

10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit;

10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë;

10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile;

10:00 Kuizi i Demokracisë;

11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia”;

Kujtojmë se kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat