Kryeminsitri Albin Kurti dje ka qenë për vizitë në Gjermani për të takuar mërgatën atje.
Ai ka thënë se mërgimtarët janë urë bashkuese mes Kosovës dhe vendit ku jetojnë.
“Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve.
Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme.
Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet.