Maqedonci tregon aktivitetet që do të mbahen për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Aktuale

Maqedonci tregon aktivitetet që do të mbahen për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:37
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura si dhe me anëtarët e tjerë të këshillit kanë vendosur aktivitetet që do të zhvillohen për nder të 5, 6 dhe 7 marsit për nder të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Maqedonci thotë se duke përkujtuar Epopenë e UÇK-së e cila ka qenë vendimtare në zhvillimet e “luftës tonë çlirimtare duke kulmuar me çlirimin e vendit tonë, ne i kujtojmë detyrimet tona në shërbim të vendit”.

“Sivjet bëhen 27 vite nga rënia heroike e kryekomandantit Adem Jashari dhe gjithsej 59 të rënëve të tjerë në Prekaz, në mars të vitit 1998.

Duke e përkujtuar Epopenë e UÇK-së si cila ishte vendimtare në zhvillimet e mëtejme të luftës tonë çlirimtare duke kulmuar me çlirimin dhe lirnë e vendit tonë, ne i kujtojmë detyrimet tona në shërbim të zhvillimit të vendit me theks të veçantë forcimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës. Ditët e Epopesë së UÇK-së janë ditët më të lavdishme të kombit tonë të cilat e bashkojnë popullin shqiptar nga të gjitha trojet tona”, ka shkruar Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat