Shënimi i 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti: Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur se sot

Aktuale

Shënimi i 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti: Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur se sot

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:34 Përditësuar në ora: 13:28 më 05.03.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti në kazermën “Adem Jashari”: Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur se sot

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur dhe të pajisur se sot, raporton KosovaPress.

Në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se rreshtimi i kuadrateve ka traditën nga 6 marsi i vitit 1999.

"Që nga çlirimi i atdheut tonë në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martireve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovë, sot me ngazëllim mund të konstatoj se qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shok filluan të flasin e të punojnë për në ushtri të Kosovës dhe deri sot kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur, me ta pajisur dhe më të trajnuar se sa sot”, deklaroi ai, transmeton KosovaPress.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

​Osmani: Familja Jashari është themeli mbi të cilën është ngritur liria e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thanë se familja Jashari është themeli mbi të cilën është ngritur liria e Kosovës.

E para e vendit në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se Jasharajt janë shembulli më i mirë sesi duhet vendi dhe liria.

“Ishin shembulli më i mirë sesi duhet vendi e si duhet liria. Hamëz Jashari bashkë me Adem Jasharin dhe të gjithë familjen e tyre qëndruan të palëkundur në luftë duke dëshmuar se s’ka sakrificë më të madhe sesa flijimi për të ardhmen dhe flijimi për atdheun. Ato tri ditë të marsit, 5,6 dhe 7 mars të 1998 në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të kombit shqiptarë. Dëshmorë, përveç burrave u bën edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë. Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, por ishte një kështjellë e lirisë. Ishte një fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilën është ngritur liria e Kosovës”, tha ajo.

Osmani shtoi se Epopeja e UÇK-së na ka mësuar se asgjë nuk është e pamundur kur ka guxim për të qëndruar të bashkuar për idealin e lirisë. Prandaj, ajo theksoi se sot më shumë se kurrë duhet përbashkuar për të mbrojtur vendin.

Presidentja Osmani tha se ushtria e Kosovës me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme për t’i dal zot vendit dhe se së bashku me policinë janë garanci për sovranitetin e Kosovës.

“Kjo ushtri me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme t’i dal zot vendit. FSK-ja ashtu sikurse policia e Kosovës janë garanci për sovranitetit tonë. Një mburojë për paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe një dëshmi se sakrifica e dëshmorëve të kombit nuk ka qenë e kot...Epopeja e UÇK-së na mësoi se asgjë nuk është e pamundur kur kemi guximin për të qëndruar të bashkuar për idealin e lirisë. Prandaj sot më shumë se kurrë ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur Kosovën tonë. Për ta bërë atë më të fortë dhe dinjitoze dhe respektuar në botë. Le të ecim përpara me guxim dhe krenari për t’i treguar botës se Kosova është dhe do të mbetet një vend suksesi”, përfundoi Osmani.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

LIVE: Ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së

Ka nisur ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën që mbanë emrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë ceremoni që po mbahet me rastin e shënimit të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, po marrin pjesë, presidentja Vjosa Osmani që është edhe komandante supreme e FSK-së, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e përfaqësues të familjes Jashari në krye më vëllanë e Adem Jasharit, Rifatin.

Fillimisht aty u nderuan të dyja himnet, ai i Kosovës dhe himni kombëtar, derisa u bënë nderime pranë obeliskut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa ushtarët e Kosovës njëzëri këndonin këngën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Në nisje të kësaj ceremonie u tha se Epopeja e UÇK-së është ngjarja më sublime e kombit, që ndezi zjarrin e lirisë, bashkoi shqiptarët anë e kënd botës, duke u mobilizuar për luftë e çlirim nga okupatori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat