Në Banjskë KFOR-i amerikanë konfiskon mjete të dyshuara

Aktuale

Në Banjskë KFOR-i amerikanë konfiskon mjete të dyshuara

Më: 8 mars 2025 Në ora: 09:28
Ushtar

Në Rekë të Banjskës është raportuar se KFOR-i amerikanë në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

Siç njofton Policia e Kosovës KFOR-i hasi në disa mjete të dyshuara dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe konfiskuar uniforma ushtare, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan  në një mulli të vjetër të braktisur  kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

Njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një  maicë, tri granata dore, tre  karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një  bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës  së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat