Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri, kjo dyshohet të jetë arsyeja!

Aktuale

Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri, kjo dyshohet të jetë arsyeja!

Më: 24 mars 2025 Në ora: 15:52 Përditësuar në ora: 18:35 më 24.03.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Po intervistohen dëshmitarët e vrasjes së dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

“Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë. Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje”.

“Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ky është Arsim Morina- burri që vrau punëtoren e më pas bëri vetëvrasje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

 Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Sipas infomarvioneve, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.

Image
Arsim Morina

Ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen

Vrasje e rëndë në Vushtrri: Policia zbardh detajet e ngjarjes tragjike në fshatin Stanovc

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë

"Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .

Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale " Vrasje e rëndë ' dhe " Vetëvrasje"", thuhet në komunikaten e Policisë.

Kjo është gruaja që u vra në fshatin Stanoc të Vushtrrisë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina dyshihet se e ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradinaj e më pas edhe vetën.

Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.

 

I afrimi i gruas së vrarë në Vushtrri thotë se ngjarja mund të ketë ndodhë për shkak të xhelozisë nga lënia e punës

Viktima e cila mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë ishte e moshës 40 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari, Rrahim Ajeti, i cili ka dhënë detaje lidhur me vrasjen. Ai ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.

“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha a

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, Preteni jep detaje se çfarë është gjetur në vendin e ngjarjes

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim për “Bota sot”, e ka konfirmua vrasjen e dyfishtë në fashtin Stanoc të Vushtrrisë.

Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje”, ka thënë ai.

Po ashtu, Preteni e ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

“Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Preteni për “Bota sot”.

Detaje të reja nga krimi i rëndë në Vushtrri: “Ka punuar moti aty, nuk janë asgjë mes veti”

Vendi ku dyshohet se ka ndodhur vrasja e një gruaje dhe më pas vetëvrasja e autorit, vazhdon të jetë i rrethuar nga forcat e mëdha të Policisë së Kosovës. 

Një familjar ka deklaruar se viktima, gruaja, ka punuar për një kohë të gjatë në furrën e bukës.

“Ka punuar moti aty, që një kohë. Nuk kanë pasur asgjë mes veti. Kaq mund t’ju them”, ka thënë shkurt një familjar.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Momenti kur në vendngjarje arrin burri i gruas së vrarë, nuk mundet ta përballoj humbjen e saj

Vrasje e rëndë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë.

Një burrë dyshohet se ka vrarë një grua dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e shumta policore.

Mediumi lokal ka publikuar disa pamje të fundit, kur burri i gruas së vrarë arrin në vendgjarje.

Kurse, mbrëmë në Vushtrri u vra një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.

Prokuroria deklarohet për vrasjen e dyfishtë në Vushtrri

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas disa të shtënave sot në Vushtrri, sipas raportimeve të disa mediave.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni i tha mediave se “prokurori po del në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë”, pa konfirmuar nëse bëhet fjalë për vrasje.

“Nuk e kemi të konfirmuar”, tha ai.

Zyrtarë të policisë rajonale nuk kanë qenë e qasshme për të folur për këtë.

Mbrëmë në Vushtrri u vra një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se ishte me viktimën në një veturë

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.

Siç raportohet, dorasi dyshohet se fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.

Po ashtu sipas mediave, dyshohet se dorasi Arsim Morina, ka qenë fillimisht me viktimën në një veturë, i cili më pas ka ndalë veturën para furre dhe ka shtie në një nënkalim në Vushtrri.

Policia ende nuk ka raportuar për rastin në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat