Aliu përfaqëson Kosovën në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Aktuale

Aliu përfaqëson Kosovën në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Më: 25 mars 2025 Në ora: 19:44
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përfaqësuar Kosovën në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

I shoqëruar nga delegacioni i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Aliu tha se pjesëmarrja në këtë Kongres është e rëndësisë së veçantë.

Ali shtoi se ky forum ka “në fokus diskutimin mbi tema të shumta të demokracisë e kompetencave lokale”.

Postimi i plotë:

Në Strasbourg📍bashkë me delegacionin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në përfaqësim të Republikës së Kosovës në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Ky forum evropian i rëndësisë së veçantë, që në fokus ka diskutimin mbi tema të shumta të demokracisë e kompetencave lokale, përfshin në sesion e saj në debatin tematik edhe delegacionin e pushtetit lokal të Kosovës në diskutimin për mbrojtjen e mjedisit si dhe atë për burimet ujore, drejt një qeverisjeje më të mirë lokale dhe rajonale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat