Kontrollohen shkollat pas ngjarjeve tragjike në Vushtrri

Aktuale

Kontrollohen shkollat pas ngjarjeve tragjike në Vushtrri

Më: 27 mars 2025 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Ngjarjet e fundit tronditëse që ndodhën këtyre ditëve në Vushtrri, ka alarmuar komunën.

Kryetari Ferit Idrizi, sot njoftoi se policia ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë Shkollën e Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Idrizi tha se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për t’u siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai theksoi se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat