Orav: SHBA-të dhe BE-ja të punojnë ngushtë siç kanë bërë deri më tani

Aktuale

Orav: SHBA-të dhe BE-ja të punojnë ngushtë siç kanë bërë deri më tani

Më: 29 mars 2025 Në ora: 17:07
Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, thotë se shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian të vazhdojnë të punojnë së bashku, ashtu siç kanë bërë vite me radhë.

“Natyrisht! Shpresa jonë është të vazhdojmë të punojmë ngushtë siç kemi bërë deri më tani, dhe tash do të doja t’i kthehesha punës sime paraprake kur kam punuar në Maqedoni të Veriut. Ishim duke punuar krahë për krahë më ambasadorin e SHBA-ve çdo ditë”, tha Orav në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”.

Orav thotë se nëse punohet së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikën, bëhen mrekulli, ashtu siç kur u formua qeveria teknike në Maqedoni të Veriut.

“Ditët e mia në Kosovë janë shumë të zëna. Si shkoj në shtëpi hapi telefonin, e në ditët e fundit, madje në muajt e fundit, jemi ballafaquar me shumë befasi, nëse e ndiqni çka po ndodh në botë, kështu për momentin kam një ndjesi që nuk do të ketë më befasi”, tha tutje Orav.

“Shpresoj shumë që ne, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të punojmë së bashku, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm Kosovë-Serbi, por në të gjithë botën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat