Prokuroria zbulon detaje për rastin e djegies së lokalit të rreshterit Lika

Aktuale

Prokuroria zbulon detaje për rastin e djegies së lokalit të rreshterit Lika

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se disa persona ia kishin djegur lokalin e biznesit rreshterit policor Muhamed Lika më 2021.

Kryeprokurori Burim Çerkini tha se personat që ia kishin djegur lokalin pjesëtarit të Policisë së Kosovës nuk janë identifikuar ende.

“Është një rast që ka ndodhur në vitin 2021 kur është djegur lokali i rreshterit në fjalë, por deri më tani ne nuk kemi mundur të krijojmë një lidhje të ndonjë motivi apo ndonjë shkaku të djegies së lokalit me pjesën e vrasjes, sepse në të dyja rastet është i njëjti i dëmtuar. Por, nuk ka ndonjë lidhshmëri mes këtyre dy rasteve”, tha ai.

“Deri më tani nuk janë identifikuar as personat e dyshuar për djegien e lokalit”.

Ai tha se Prokuroria është duke e hetuar këtë pistë.

“Sigurisht që jemi duke e hetuar edhe këtë pistë, si të gjitha pistat e mundshme. Por deri më tani nuk ka ndonjë ndërlidhje të shkakut të djegies së lokalit me vrasjen e policit Muhamed Lika”, tha Çerkini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat