Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Aktuale

Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Më: 10 prill 2025 Në ora: 08:20
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të jetë në Kosovë, konkretisht në Gjilan, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, nga ora 13:30.

Ndërkaq, me fillim nga ora 13:45, Begaj do të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike.

Presidenti shqiptar do të ketë edhe bashkëbisedim me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.

Ky bashkëbisedim pritet të bëhet me fillim nga ora 20:00 deri në 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat