Osmani takon presidentin e Sirisë në Turqi, flamujt shtetëror mbi tavolinë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë

Aktuale

Osmani takon presidentin e Sirisë në Turqi, flamujt shtetëror mbi tavolinë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë

Më: 11 prill 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad al-Shibani, shkruan medium sirian “Levant24”.

Në këtë takim, flamujt e dy shteteve kanë qenë prezent mbi tavolinën e takimit.

Kjo, pavarësisht që Siria ende s’e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Turqi, ka takuar edhe presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat