Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur që të hyjnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në prag të nisjes së konstituimit të Kuvendit.
Kjo parti, që ka fituar zgjedhjet, duhet të propozojë kryetarin e ri të Kuvendit, për të cilin i duhen 61 vota.
Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati i këtij subjekti për këtë post.
Duda Balje konfirmon ofertën nga Albin Kurti, s’tregon çka: Duhet me fol edhe pak…
Deputetja nga minoritetet, Duda Balje ka dhënë qëndrimin e saj para hyrjes në Kuvend.
Ajo tha se ka pranuar një ofertë nga Abin Kurti por, ende nuk ka vendosu.
“Kam pranu një ofertë. Duhet me fol edhe pak” tha ajo.
Duda Balje është komentuar se ka pasur një ofertë për post ministror nga Albin Kurti në këmbim të votës për formimin e qeverisë.
Rashiq beson se edhe në qeverinë e re do ta ketë postin e ministrit
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM) dhe njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tashmë ka arritur në Kuvend.
Rashiq tha se beson që edhe në qeverinë e re, do ta ketë postin e ministrit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Vonesa në nisjen e seancës konstituive, në sallën shihen vetëm deputetët e PDK-së dhe Duda Balje
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Seanca ishte caktuar të nisë në ora 10:00, por që seanca ende nuk ka nisur.
Të pranishëm në sallë shihen vetëm deputetët e zgjedhur të PDK-së, dhe deputetja Duda Balje.
Kuvendi i Kosovës në rend dite ka formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit
Si parti fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota.
Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin
Kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të mbështesë secilin kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar.
Sa i përket mbështetjes së Qeverisë nga LVV-ja, Berisha tha se “ende nuk kemi marrëveshje”.
“Ne jemi për të ndërtuar institucionet e Kosovës, pastaj shohim se si do të veprojmë”, tha ai duke iu referuar mbështetjes për ekzekutivin e ri.
Haradinaj: Opozita do të ketë qëndrim të përbashkët për kryeparlamentarin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të ketë një qëndrim të përbashkët me partitë e tjera opozitare – PDK dhe LDK – sa i përket votimit të kryeparlamentarit.
Ai tha se partia e tij, në parim është për konstituimin e Kuvendit.
“Në princip ne kemi qenë dhe do të jemi për konstituimin e Kuvendit.
Por, nuk do të ndahemi me opozitën”, tha Haradinaj në prag të nisjes së seancës konstituive.
Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.
Rexhepi: Do ta votoj Qeverinë Kurti
"Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë", tha Rexhepi.
Rexhepi: Kryeministri vendos kush prej boshnjakëve do të marrë postin e ministrit
"Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri", shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.
Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill.
Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.
Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit.
Qëndrimi i partive shqiptare për konstituimin e Kuvendit
LVV-ja nuk ka treguar nëse i ka votat për kryeparlamentar – 61 vota – dhe as kë do të propozojë për këtë post.
PDK-ja ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin e kryeparlamentarit.
LDK-ja ka thënë se kushdo që s’i ka 61 vota, s’duhet të bëhet kryetar i Kuvendit.
AAK-ja ka thënë se “në parim” do të votojë për udhëheqësin e ri të organit legjislativ, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka thënë se do të shihet në seancë se si do të veprojë.
Kurti arrin në Kuvend, s’përgjigjet ende nëse i ka votat
Kryeministri Kurti ka mbërritur në Kuvend për seancën konstituive. Ai ka vendosur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse i ka votat.
Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, ende nuk ka bërë të ditur emrin e të nominuarit të saj për postin e kryeparlamentarit dhe as nëse ka arritur të sigurojë votat e domosdoshme për zgjedhjen e tij.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por së voni e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend.
Nga kjo parti kanë theksuar se u nevojiten edhe dy vota për të arritur numrin prej 61 votash.
Disa deputetë të LVV-së hyjnë në Kuvend
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, së bashku me Agim Bahtirin dhe Sali Zybën, janë parë teksa hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive.
Deputetët e zgjedhur sot betohen në seancën nis në orën 10:00 dhe në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, përveç themelimit të komisionit verifikues dhe betimit të deputetëve, mbetet e pa kjartë nëse sot do të arrihet të zgjidhët kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.
Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari e Sala Jashari.