Ndërpritet seanca, s’ka numra për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve

Aktuale

Ndërpritet seanca, s’ka numra për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve

Më: 15 prill 2025 Në ora: 07:09 Përditësuar në ora: 09:03 më 15.04.2025
Deputetët në sallën plenare. 15 prill 2025.

Cili është rendi i ditës?

Seanca e sotme ka vetëm katër pika:

Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve

Betimi i 120 deputetëve të rinj

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Zgjedhja e nënkryetarëve

Seanca do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca e sotme ishte caktuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani .

Ndryshe kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në mbledhjen e fundit u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.

Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe.

Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV) dhe deputetja më e re, Sala Jashari (PDK). 

Deri dje deputetët e zgjedhur janë regjistruar në intervale të dnryshme kohore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat