“Pas 60 ditëve shkojmë në zgjedhje…” – Çka thotë Kushtetuta nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari?

Aktuale

“Pas 60 ditëve shkojmë në zgjedhje…” – Çka thotë Kushtetuta nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari?

Më: 15 prill 2025 Në ora: 19:19
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Ish-gjyqtari, Kadri Kryeziu thotë se situata aktuale rreth konstituimit të parlamentit dhe formimit të qeverisë mund të zgjasë deri në dy muaj.

“Nuk ka afat kushtetues. Afati kushtetues është konstituohet parlamenti dhe partia ma e madhe që ka ma shumë deputetë e dërgon emrin për mandatim”, ka thënë Kryeziu.

Në momentin e mandatimit, janë aty 15 ditë, pastaj 10 ditë, por kumulativisht, 60 ditë mund të shkojë kështu dhe pas 60 ditëve shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Kjo bllokada nuk është as juridike, as kushtetuese. Është bllokadë politike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat