Jashari: Dehari shkeli rregulloren, LVV nuk i ka votat

Aktuale

Jashari: Dehari shkeli rregulloren, LVV nuk i ka votat

Më: 18 prill 2025 Në ora: 00:08
Sala Jashari

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Sala Jashari e cila si deputetja më e re e Kuvendit e bashkëkryeson seancën konstituive bashkë me Avni Deharin nga LVV, si deputeti më i vjetër, ka akuzuar këtë të fundit se në seancën e së enjtes ka bërë shkelje të rregullores.

Ajo ka thënë se Dehari është dashur të vazhdojë me pikat e rendit të ditës, pasi në seancë kanë qenë 100 deputetë.

Jashari në emisionin “InfoNata” ka thënë se LVV nuk i ka votat dhe me veprimet në Kuvend po teton të blejë kohë.

“Z.Dehari ka dalë jashtë kornizës së drejtimit të seancës duke bërë shkelje të rregullave të seancës. VV është duke u munduar të blejë kohë deri në arritjen e votave që aktualisht nuk i kanë. Shtyrja e seancës nënkupton që nuk I kanë votat e mjaftueshme dhe po krijon kohë”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat