Haradinaj, Zemaj, Gashi, Musliu... / Sallahu godet opozitën: Dikur për Zajednicën, sot as për Kuvendin s’kanë votë

Aktuale

Haradinaj, Zemaj, Gashi, Musliu... / Sallahu godet opozitën: Dikur për Zajednicën, sot as për Kuvendin s’kanë votë

Nga: A.M. Më: 19 prill 2025 Në ora: 22:07
Blerim Sallahu

Edhe sot ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallallahu, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 12-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe – të njohur si “Zajednica”.

Në këtë postim, ai ka publikuar emrat e deputetëve që ishin pjesë e asaj legjislature e që patën votuar për marrëveshjen, duke vënë në pah kontrastin me situatën aktuale.

Sipas Sallahut, këta deputetë që dikur kishin votë për të ratifikuar një marrëveshje me pasoja afatgjata për vendin, sot nuk patën votë as për të konstituuar Kuvendin e ri.

Postimi i plotë:

Sa jemi te 12-vjetori i nënshkrimit të Zajednicës në Bruksel:

Këta ishin deputetët që dikur kishin votë për marrëveshjen për Zajednicë (të nënshkruar me 19 prill, ratifikuar me 27 qershor 2013) por nuk patën sot votë për konstituimin e Kuvendit.

Image
Lista
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat