Gazetarët në Kosovë kanë reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shkak të moskomunikimit të tij me mediat. Ata e bojkotuan Kurtin gjatë daljes së tij nga Kuvendi i Kosovës, duke lëshuar mikrofonat dhe kamerat në tokë – një veprim simbolik në shenjë proteste.
Ky reagim i gazetarëve ndodhi menjëherë pasi Kuvendi dështoi sërish të zgjedhë kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Edhe pse Kurti është pyetur vazhdimisht gjatë seancave të mëparshme për krizën në Kuvend dhe mungesën e konstituimit të institucioneve, ai kishte refuzuar të përgjigjet.
Analisti Rron Gjinovci, ka thënë se veprimi ndaj Kurtit nuk ishte bojkot, duke thënë se ai nuk deshi të flasë me media fare.
“Kishit mujt mi thon bojkot nëse ai kish dashtë me folë e ju ishit largu, po ai s'ke tu dashtë me folë me juve hiç, ai veç ke tu ecë rrugës t'vet, tu ju injoru totall”, shkruan ai.