Ky është polici Altin Azemi i cili u suspendua për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës

Aktuale

Ky është polici Altin Azemi i cili u suspendua për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës

Më: 23 prill 2025 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Sot, është raportuar se me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim.

Media mëson ekskluzivisht se në mesin e tre zyrtarëve policorë që janë suspenduar është edhe polici Altin Azemi.

Sipas informacioneve të siguruara nga media, Azemi bashkë me dy policët tjerë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Image
Altin Azemi

Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.

Të njëjtit janë në masë suspendimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat