Haradinaj: Jemi të gatshëm për zgjidhje sa më të shpejtë

Aktuale

Haradinaj: Jemi të gatshëm për zgjidhje sa më të shpejtë

Më: 27 prill 2025 Në ora: 10:14
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK-, ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt.

Kjo pasi sipas tij, kandidati për kryetar të Kuvendit mbetët e njëjta.

“Duket se do të jetë shumë shkurt, do të jetë i njëjti kandidat, dhe opozita e ka propozuar ndërrimin e kandidatit. Jemi të gatshëm nëse do të jenë dy emra të tjerë, por kjo i takon mazhorancës”, tha ai para mediave.

Tutje, Haradinaj thotë se VV-ja nuk do që të ketë zgjidhje, por të ketë bllokadë.

Madje ai shprehu gatishmërinë e tij për zgjidhje sa më të shpejtë.

“Jemi për zgjidhje të shpejtë, situata është e papranueshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat