Opinionistja Meliza Haradinaj tha se edhe partia që ka marrë më së shumti vota edhe ish-opozita po i frikësohen zgjedhjeve.,
“Bllokada vjen edhe nga pushteti, nuk besoj që zonja Haxhiu është aq e papranueshme, përjashto këtu PDK-në që i kanë arsyet valide. Gjithë ajo dramë që ëshë e papranueshme. Nuk ka bërë ndonjë gjë kundër shtetit, kundër popullit a partive politike
Haradinaj tutje tha se nuk po shfrytëzohet roli i deputetit që ta zhbllokojë situatën.
Bllokada e zotit Kurti nuk është të kandidatja por te mospranimi për kompromis. Bllokada është edhe te blloku tjetër i opozitës, pse nuk ia votojnë cilin do avokat këtij pushteti që të procedojnë me marrjen e mandatit të dytë nëse pushteti dështon dhe ta formoni ju qeverinë. Dhe pse nuk e zhbllokoni situatën sepse me 10 deputetë munden me kërku sqarime nga Kushtetuesja”, tha Haradinaj.
Ajo shtoi se të dyja blloqet po kalkulojnë, derisa nënvizoi se pushtetit i konvenon që të shkojë në zgjedhje.