Kudusi Lame tha se Tahir Zemaj nuk ka qenë në Koshare, flet sërish Armend Zemaj

Aktuale

Kudusi Lame tha se Tahir Zemaj nuk ka qenë në Koshare, flet sërish Armend Zemaj

Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:02
Armend Zemaj.

Ushtaraku Kudusi Lame ka bërë një deklaratë, ku ka thënë se Tahir Zemaj nuk ka qenë në Koshare.

Në lidhje me këtë, sonte në emisionin “Kosova Today” ka folur sërish familjari i Tahir Zemajt, deputeti Armend Zemaj.

“Lëndimi kur në mënyrë të padrejtë ka ndodhur edhe tinëzare është vrarë koloneli edhe për neve familjen është lëndim i përhershëm, të vritesh në liri pas gjithë atij kontributi”.

“Kudusi Lame nuk është hera e parë që ka folur, unë kam pasur reagim edhe në Kuvend të Kosovës, herët. Ky ka filluar të filluar të flas diku pas vitit 2010-2011 për ngjarjet në Kosovë”, u shpreh Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat