Gani Geci: Veç dy me i marrë, vajza ime s’e shet votën

Aktuale

Gani Geci: Veç dy me i marrë, vajza ime s’e shet votën

Më: 29 prill 2025 Në ora: 23:41
Marigona Geci

Gani Geci ka deklaruar se vajza e tij deputete e LDK-së, Marigona Geci, nuk ka aktualisht vota për Lëvizjen Vetëvendosje, referuar kërkesës të cilën ai thotë se ia bëri Glauk Konjufca.

Siç u shpreh ai në Rubikon, ajo ka fituar votat në Lidhjen Demokratike dhe nuk e shet votën, megjithatë situata mbetet diskutabile meqë ai insistoi se fillimisht Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje familjes Geci, pastaj merret një vendim.

”Biseda ime ka qenë, unë i kam kërku kërkimfaljen, veç për me folë. Për me folë duhet me m’kërku falje. A po mendoni që unë jom ai që shes votat. Marigona Geci i ka marrë votat në LDK e jo në LVV. Veç dy vota me i marrë, vajza ime nuk e shet votën”.

”Le t’më thrrasin le t’më vijnë në odë. Tani për tani, ne jemi familje e madhe, ai duhet me kërku falje e me heq shkrimin. Pas bisedës, ne jemi goxha do vëllazën pastaj vendosim çka”.

”Albin Kurti duhet me më ardhë në odë me m’kërku falje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat