Osmani vizitë zyrtare në Malejzi: Nder i veçantë, ndër shtetet e para që njohu Republikën tonë

Aktuale

Osmani vizitë zyrtare në Malejzi: Nder i veçantë, ndër shtetet e para që njohu Republikën tonë

Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon vizitë zyrtare në Malajzi.

Osmani ka bërë të ditur se këtë vizitë po e zhvillon me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim. 

Presidentja ka theksuar se Malejzia është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin e Kosovës.

‘‘Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën tonë’’, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat