“Mos ma përmend takimin e liderëve”, “Po folim për seancën”/ Përplasen Gruda dhe Kraki

Aktuale

“Mos ma përmend takimin e liderëve”, “Po folim për seancën”/ Përplasen Gruda dhe Kraki

Më: 1 maj 2025 Në ora: 22:48
Përparim Gruda dhe Nezir Kraki

Në emisionin “Politiko” ka nisur debati mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, të cilët po diskutojnë për bllokadën dhe për takimin e sotëm ndërmjet kryetareve, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë se kjo është një shkelje e rregullores, teksa Kraki ka thënë se Gjykata Kushtetuese e lejon votimin e fshehtë.

“Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje e rregullores apo jo sepse ajo ka ndodhur jashtë seancës. Kryesuesi i seancës e ka një detyrim, me implementu skenarin që ia përgatitë sekretaria dhe rendin e ditës, ai nuk e ka në rend dite me e hedh në votim një çështje “, ka thënë Gruda.

“Ai e ka në rend të ditës me u arrit votimi për Kryetar”, ka thënë Kraki.

“Por, jo me e ndrru mënyrën e votimit”, tha Gruda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat