Haxhi Avdyli: Gara në Shqipëri mes atyre që ndërtuan “Rrugën e Kombit” dhe atyre që vendosën traun

Aktuale

Haxhi Avdyli: Gara në Shqipëri mes atyre që ndërtuan “Rrugën e Kombit” dhe atyre që vendosën traun

Nga: A.SH Më: 11 maj 2025 Në ora: 08:46
Haxhi Avdyli

Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar përmes një postimi të fortë në rrjete sociale lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një garë mes dy vizioneve diametralisht të kundërta për të ardhmen e kombit shqiptar.

“Sot në Shqipëri votohet. Gara është mes atyre që hapën Rrugën e Kombit dhe atyre që vendosën traun dhe haraqin për secilin që kalon asaj rruge,” shkroi Avdyli.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kufijve të hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i kundërvënë atyre që, siç shprehet, “iu mbet në fyt Ballkani i Hapur”, një nismë e diskutueshme që ka hasur në kritika të shumta në Kosovë.

Avdyli shprehu optimizëm për lindjen e alternativave të reja politike dhe përfshirjen e politikanëve të rinj me vizione të reja për kombin, duke i cilësuar ata si shpresë për të ardhmen e bashkëpunimit dhe unitetit mbarëkombëtar.

Postimi i plotë:

Sot në Shqipëri votohet .

Gara është mes atyre që hapën RRUGËN E KOMBIT, dhe atyre që vendosën traun dhe haraqin për secilin që kalon asaj rruge.

Gara është mes atyre që dikur bënë kufijtë e hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe atyre që iu mbet në fyt BALLKANI HAPUR.

Jam shumë optimist që përveq atyre dikur thynë kufijtë mes shqiptarëve, sot do lindin alternativa të reja politikanë të rinjë me vizione të reja për kombin.

SHQIPËRIA PO Shqipëria Bëhet - më e mirë kur të bashkohen patriotët e vërtetë që shtet vëlla e shohin Kosovën e jo Aleksandrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat