“E bëra me shpirt”: Flet ish-ushtari nga Tropoja që i ishte bashkuar UÇK-së

Aktuale

“E bëra me shpirt”: Flet ish-ushtari nga Tropoja që i ishte bashkuar UÇK-së

Më: 11 maj 2025 Në ora: 13:02
Arben Hysenkucaj

Shqipëria sot ka ditën e zgjedhjeve.

Gazetarjatakoi një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Tropoja.

Bëhet fjalë për Arben Hysenkucaj nga Bajram Curri, i cili në vitin 1998, në moshën 18-vjeçare i ishte bashkuar UÇK-së.

“Isha ushtar aktiv për ushtrinë tonë. Prej aty kam ikur dhe jam bërë ushtar i UÇK-së dhe e kam bërë atë rrugë me gjithë kënaqësi e me shpirt”.

“Kam qenë transportues armësh. Unë e kam bërë atë rrugë me gjithë shpirtin dhe me kënaqësi, edhe pse ka qenë jashtë mase e vështirë në kohë luftë, nuk e dije se a dilje apo s’dilje gjallë”, deklaroi Hysenkucaj, duke treguar edhe se ka pasur raste që gjatë transportimit të armëve ka hasur edhe në forca serbe.

Ai tutje kujtoi edhe rastin që Agim Ramadanin babai i tij e kishte marrë të shtëpia e tyre në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat