OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e Specializuara

Aktuale

OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e Specializuara

Më: 23 maj 2025 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagimin për media, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për trajtimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga këto dhoma dhe kërkon drejtësi të barabartë dhe respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare.

Mes personaliteteve që kanë marrë letrat janë Eliot Engel, ish-kongresmen i SHBA-së, Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe eurodeputetët Lukas Mandl dhe Thijs Reuten.

Në listën e plotë të pranuesve përfshihen edhe Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International, Tirana Hassan, drejtoreshë e Human Rights Watch, Avokatja e Popullit të BE-së Teresa Anjinho, si dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Në këto letra, OVL UÇK ka shprehur shqetësimet tona për trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim me respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare”, deklaron OVL UÇK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat