Prania e shtuar e forcave serbe pranë kufirit, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

Aktuale

Prania e shtuar e forcave serbe pranë kufirit, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

Më: 29 maj 2025 Në ora: 08:28 Përditësuar në ora: 10:27 më 29.05.2025
Qeveria e Kosovës

Rritja ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ka folur edhe për “Defender Europe 25”.

Kurti u shpreh se Kosova ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire ku FSK po merr pjesë me afërsisht 1 mijë trupa në ushtrimet që po zhvillohen Kosovë, Shqipëri, Kroaci e Maqedoni të Veriut.

“Republika Kosova është vend i përzgjedhur nga ushtria e SHBA-ve ku është vendosur Komanda e Divizionit 28-të të Këmbësorisë. Institucionet tona dhe ushtria jonë po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur dhe organizuar ushtrime komplekse të cilat kërkojnë planifikim,organizim dhe mbështetje të nivelit të lartë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë foli edhe për praninë e forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit të Kosovës.

Kurti tha se ky është reagim ndaj “Defender Europe 25”, por se nuk e dinë nëse kjo po bëhet me kërkesë të Rusisë.

“Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reagim ndaj “Defender Europe 25”. Por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e vënë këtë vetë Serbia, apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, u shpreh Kurti. 

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Në ditën kur bizneset do të mbajnë një protestë, përmes së cilës kërkojnë kohë për të dalë në tregun e lirë energjetik, kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka folur për këtë çështje, duke thënë se bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë zbatuar këtë reformë vite me parë. Sfida ekziston, por bizneset tona kanë krijuar avantazh konkurruese dhe kanë pasur më shumë kohë se të tjerët për tu përgatitur për ndikimin e daljes në treg. Nga ana jonë, kemi përkrahur biznese kur ato kishin nevojë dhe do të jemi gjithmonë pranë prodhuesve vendor”, tha ai.

Kurti tha se shtyrja nuk e zgjidh problemin. Ai ka kritikuar Odën Ekonomike për protestën e sotme.

“Koha e barrikadave ka kaluar. Nga vendimi për të dalë në treg të hapur preken 1200 ndërmarrje apo 1% e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë. 300 prej tyre si prodhuese dhe shpenzuese më të mëdha, preken më së shumti, por duhet theksuar se ky proces nuk është i befasishëm”, tha Kurti.

Mbledhja e Qeverisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat