Shukri Hoti nga Rogova e Gjakovës i arrestuar mbrëmë u lirua para dy javësh nga burgu

Aktuale

Shukri Hoti nga Rogova e Gjakovës i arrestuar mbrëmë u lirua para dy javësh nga burgu

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 10:28
Shukri Hoti

Njëri nga pesë të arrestuarit për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Rogovë të Gjakovës, është Shukri Hoti.

I njëjti raportohet se ishte liruar nga burgu vetëm para dy javësh.

Megjithatë, nuk dihet nëse është liruar me kusht apo ka përfunduar vuajtjen e dënimit, për veprën penale për të cilën ishte shpallur fajtor.

Njoftimi i policisë:

”Janë arrestuar pesë persona te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin shtënë me armë zjarri në fshatin e lartcekur. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarëve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion me sa vijon: një pushkë gjuetie me shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me tridhjetë e nëntë (39) fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë te kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë  me dy karikator dhe njëzet e tre (23) fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe dyqind e gjashtëdhjetë e tetë (268) fishekë 9×19 mm. si dhe disa gëzhoja”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat