Ende asnjë i arrestuar për kërcënimin me jetë të Vjosa Osmanit

Aktuale

Ende asnjë i arrestuar për kërcënimin me jetë të Vjosa Osmanit

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 12:09
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, brenda pak ditësh i mori dy kërcënime me jetë.

Të parin më 19 maj e të dytin më 26 maj, Osmani i pranoi përmes emailit zyrtar të Presidencës.

Për të dyja rastet.

Hetimet lidhur me to po zhvillohen në mënyrë intensive.

Por, media mëson se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar i cili është arrestuar për kërcënimin me jetë të shefes së shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat