Ka dështuar edhe tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme u mbajt para 48 orësh, duke marrë parasysh që nesër, e premte, festohet Bajrami i Kurbanit dhe deputetët zgjodhën të mos punojnë.
Ngërçi vazhdon për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin shumicën e nevojshme.
Nis seanca, tentativa e 27-të për konstituim
Ka nisur tashmë seanca e tentativës së 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca sot mbahet para 48 orëshit tashmë të njohur përreth dy muaj, dhe kjo meqë deputetët vendosën të mos dalin në punë në ditën kur dhe shënohet festa e Bajramit të Kurbanit.
Kujtojmë se konstituimi i kuvendit, po dështon, meqë Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin dot shumicën tash e disa herë.
Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë Kurban për t’i gjetur votat
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur para nisjes së seancës së 27-të konstituive.
Ajo tha se Kurti e Bahtiri të prejnë Kurban për t’i gjetur votat.
“Presim me u përsërit skenari i njëjtë, seanca mos të zgjas më shumë se gjysmë orë, dhe kjo nuk është e drejtë që po ndodh nga z.Kurti dhe partia e tij, u dasht të siguroj shumicën e thjeshtë në mënyrë që të konstitutohet kuvendi.
Unë mendoj që LVV dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime.
Avokati Koci shkon në Kuvend për aksionin simbolik: Deputetët të merren vesh
Avokati Arianit Koci, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për ta zhvilluar një aksion simbolik para vazhdimit të seancës konstituive për herë të 27-të.
Para mediave, tek hyrja kryesore e Kuvendit ai tha se aksioni i tij s’ka të bëjë me asnjë prapavijë politike, mirëpo qëllimi është që deputetët “me u marrë vesh dhe me ecë përpara në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurti”.
Koci: Aksioni s’ka të bëjë me asnjë prapavijë politike
“Qëllimi është me mbyllë këtë derë me një fjongë në fillim. Unë këtë e bëj pa asnjë prapavijë politike dhe qëllimi është me u marrë vesh deputetët dhe me ecë përpara”, tha ai.
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi para Kuvendit: I votuam të mos zgërdhihen
Avokati Arianit Koci, bashkë me disa qytetarë, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.
Një qytetar u shpreh me zemërim: “Ne i kemi votuar, por këta luajnë me neve. Ka njerëz që vuajnë për një kafshatë bukë. Kjo derë është edhe e jona – nuk ka dreq që na ndal.”
“Ne i kemi votuar për mos mu zgërdhi ka njerëz që vuajnë për një kafshatë bukë, nuk e meritojnë 26 herë është bërë nuk kemi formuar me luajtur këta njerëz me neve. E ditëm qe është seanca dhe erdhëm për të ngrit zërin nuk po e dimë çka po ndodh çka me bë ne qytetarët e pensionistët. Është turp po më vjen turp prej moshës që jam detyruar të vij tek Kuvendit. Kemi me rrit njerëzit nëse vazhdojnë kështu, kjo derë është edhe jona nuk ka dreq që na ndal”, tha ai.
Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e kuvendit
Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme.
Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të me radhë, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e plotë të institucionit ligjvënës.
Seanca e fundit, e mbajtur të hënën, përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc, i cili është thelbësor për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.
Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numra që nuk mjaftuan për miratim.
Kryesuesi Avni Dehari bëri thirrje të përsëritura që subjektet parlamentare të paraqesin emrat e propozuar për anëtarë të komisionit, por ato refuzuan të bashkëpunojnë, duke e thelluar më tej bllokadën institucionale.