Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po bllokon Kuvendin e Kosovës dhe formimin e qeverisë së re.
Pas dështimit për herë të 27-të të konstituimit të Kuvendit, Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formim të qeverisë, prandaj po e bllokon zgjedhjen e trupave të legjislativit.
Tahiri: Kurti s’i ka votat për qeveri, andaj po bllokon Kuvendin
“Edhe sot vazhdoi kryeneçësia e Lëvizjes Vetëvendosje edhe pse i kemi dhënë mundësi dhe bashkëpunim që të konstituojmë Kuvendin me ndonjë prej emrave të tjerë. Fatkeqësisht me gjasë duke mos i pasur numrat për formim të qeverisë kanë vendosur si barrikadë të vendosin një grua që e po delegjitimojnë dhe dëmtojnë reputacionin e tyre. Kjo sjellje e tyre është e papranueshme edhe për votuesit e tyre”, tha ai.
I pyetur për mundësitë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale, ai tha se kjo nuk është e favorshme për qytetarët.
Sipas tij, nëse bllokada vazhdon dhe s’ka zgjidhje në Kuvend, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më herët, dhe jo në muajin tetor.
Tahiri: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më herët, jo me ato lokalet në muajin tetor
“Kjo çështja që zgjedhjet e jashtëzakonshme bashkë me ato lokale është për politikë. Nëse duhet me shku në favor të politikës duhet me i bërë bashkë, mirëpo për qytetarë jo. Unë mendoj se duhet të shkohet në favor të qytetarëve dhe duhet me pa ata se kush i përfaqëson ata në asamble dhe kryetar të Kuvend. Nëse duhet të shkohet në zgjedhje pse duhet të priten zgjedhjet lokale por të shkohet më herët”, shtoi ai.