Haxhiu: Opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin

Aktuale

Haxhiu: Opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 12:36
Albulena Haxhiu

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka folur pas dështimit të 29 të seancës konstituive.

Ajo theksoi se opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin.

"Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm VV-së, të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë.

Nuk është përgjegjësi vetëm e jona. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka VV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi prerferencat individuale”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat