MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj

Aktuale

MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 16:16
MPB

Divizioni për të Huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 9 qershori rifillon aplikimin e terminëve në aplikacionin përmes e-Kosova për shtetasit e huaj për leje të qëndrimit.

Sipas MPB-së kjo mundësi ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata përmes rezervimit të terminit dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës.

“Caktimi i terminëve përmes platformës e-Kosova mundësohet me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët-shtetasit e huaj, që të njëjtit të kenë mundësinë e respektimit të afateve ligjore, para se të kalojnë ditët e caktuara të qëndrimit 90 ditë, apo të cilët e vazhdojnë lejen e qëndrimit, të organizojnë kohën e tyre të terminit brenda afatit 30 ditë, para skadimit te saj”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se me të gjitha agjencitë e saj mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës dhe me qëllim të krijimit të lehtësirave të nevojshme po punon në vazhdimësi edhe drejt digjitalizimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat