Vazhdohet mandati i EULEX-it në Kosovë përmes shkëmbimit të letrave me BE-në

Aktuale

Vazhdohet mandati i EULEX-it në Kosovë përmes shkëmbimit të letrave me BE-në

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, përmes shkëmbimit zyrtar të letrave me Bashkimin Evropian, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në letrën drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se ky mandat është vetëm teknik dhe nuk përfshin fuqi ekzekutive.

Ajo ka nënvizuar se roli i EULEX-it mbetet i kufizuar në monitorim, mentorim dhe këshilldhënie, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.

Presidentja Osmani ka kërkuar gjithashtu që EULEX t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës të gjitha dokumentet dhe materialet që posedon nga periudha kur kishte mandat ekzekutiv.

Një tjetër kërkesë e përfshirë në letër ka qenë që të gjitha aktivitetet e misionit të jenë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat