Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se sot është dita e fundit për parashtrimin e aplikimeve në kuadër të paraqitjes së parë të regjistrimit në afatin e qershorit për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026.
Aplikimet mund të parashtrohen deri në fund të ditës.
“Paraqitja e dytë është më 30 qershor, ndërsa lista përfundimtare e renditjes pas të dy paraqitjeve do të publikohet nga shkollat më 2 korrik. Ju rikujtojmë se regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e- uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre të përdoruesit në schools.mk”.
“Njëkohësisht, reagojmë dhe demantojmë artikujt në disa media, ku thuhet se sistemi funksionon me vështirësi ose është bllokuar plotësisht. Nuk ekziston asnjë sfidë në punën e platformës, në të cilën deri më tani janë parashtruar 13,200 aplikime, që do të thotë se pjesa më e madhe e gjysëmmaturantëve të shkollave të mesme janë paraqitur tashmë për të vazhduar arsimimin e tyre. Ministria iu del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje gjatë aplikimit. Konkursi me vende të lirë të punës është shpallur në këtë link”, thonë nga MASH.